FOTO/ Nuk ishte Romeo, kush e shoqëroi Heidin në festën e BBV3?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 12:03
Kanë kaluar tre ditë që nga përfundimi i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Egla Ceno u shpall fituese e këtij edicioni, duke rrëmbyer kështu çmimin e madhe prej 100 mijë euro.
Siç ndodh çdo vit, mbrëmë është organizuar një festë me të gjithë ish-banorët pas përfundimit të këtij reality show.
Nga fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale vihet re se kush nga ish-banorët ishin të pranishëm në festë. Heidi Baci ka qenë një ndër to, e cila ishte e shoqëruar nga Bora Zemani.

Ndërkohë Heidi ka zgjedhur të qëndrojë me disa nga ish-banorët, mes tyre edhe Julian Dedën.

