169 të vdekur nga përmbytjet në Brazil
Reshjet rekord dhe përmbytjet në shtetin jugor të Brazilit Rio Grande do Sul kanë marrë 169 jetë që kur stuhitë goditën shtetin më 29 prill, tha agjencia e Mbrojtjes Civile.
Në 24 orët e fundit, tre trupa të tjerë u gjetën, ndërsa 56 persona rezultojnë të zhdukur si rezultat i fatkeqësisë më të keqe natyrore që shteti ka parë ndonjëherë, tha agjencia në raportin e saj të fundit.
Më shumë se 2.3 milionë banorë janë zhvendosur nga vërshimet e lumenjve me javë të tëra.
Eduardo Leite, guvernatori i Rio Grande do Sul, vlerësoi se do të duhej të paktën një vit për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar në kryeqytetin e shtetit, Porto Alegre dhe 469 bashki të tjera.
Ndërsa parashikimet e motit kanë parashikuar më shumë shira këtë javë në Porto Alegre dhe qytete të tjera të mëdha të shtetit, shkollat do të mbyllen për 48 orë për të minimizuar rreziqet.
Rio Grande do Sul, i cili kufizohet me Argjentinën dhe Uruguain fqinjë, është një qendër e rëndësishme bujqësore në Brazil dhe prodhuesi kryesor i orizit në Amerikën Latine.
