Me miliona! Publikohen klikimet e videove nga momentet e Egla Cenos brenda shtëpisë së “BBV3”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 14:40
Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Egla Ceno ka pasur shumë momente kulmore në rrugëtimin e saj në këtë edicion të Big Brother, siç janë qëndrimi në Dhomën e Bardhë, ditëlindja e saj, momentet kur ka shpërthyer në lot, debatet shumë të komentuara nga të gjithë etj, skualifikimi nga loja, fitorja e saj etj. Së fundi janë postuar në rrjete sociale nga fansat e Eglës screenshot-e të videove të këtyre momenteve të saj, ku secila ka miliona shikime.

