Nicki Minaj në telashe me policin, anulon koncertin në Mançester, shkak posedim të drogave
Ylli i muzikës, Nicki Minaj është ndaluar për pak orë në një aeroport të Holandës disa orë përpara se të performonte në Mançester.
Policia holandeze doli në një deklaratë duke thënë se reperja amerikane u ndalua me dyshimin për posedim të drogave të lehta, teksa u gjobit dhe u lejua të vazhdonte udhëtimin e saj.
Por këngëtares i është dashur që ta anulon koncertin veprim i cili është dënuar nga fansat. Këta të fundit shprehen të zemëruar pasi kishin paguar shifra të larta për biletën në koncertin.
Në një postim në rrjetet sociale, reperja tha se veprimet e ndërmarra ndaj saj në aeroport ishin “të paligjshme” dhe se koncerti i saj u sabotua. Ajo u mbajt nga policia disa orë përpara se të fillonte performanca e saj live dhe fansat u panë duke u larguar.
Momentin e mbajtjes nga policia reperja e filmoi live ndërsa në video shihet momenti kur ajo futet në fugonin e policisë pa praninë e avokatit të saj.
Ajo më tej pretendoi se dikush që punonte për sigurinë e aeroportit i kërkoi asaj të bënte një deklaratë pa praninë e avokatit’ pasi gjeti para në çantat që ata nuk ishin të autorizuar t’i merrnin.
