Rezoluta anti-korrupsion, Basha: Qëndrimet e PD-së janë të qarta, është komplot i pisët kundër SPAK
Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë në votimin ndaj projektrezolutës së PS-së për antikorrupsionin.
Duke folur para nisjes së Kuvendit, Basha tha se në rastin më të mirë, kjo rezolustë është një akt elektoral, ndërsa në rastin më të keq është një komplot i pisët kundër SPAK.
"Kjo qeveria ka 11 vite që qeveris ka rekordet më të larta në korrupsion. Qëndrimet e PD-së janë të qarta, në luftën kundër korrupsionit kemi hedhur votën pro. Por PD as nuk do të ngrejë kartonat, as nuk do të bëhet pjesë, e as nuk do të mbështesë, dhe do të denoncojë çdo përpjekje kundër SPAK, i vetmi institucion që do të kryesor që po arrin të godasë korrupsionin qeveritar. Ky është një akt elektoral në rastin më të mirë, apo një komplot i pisët kundër SPAK në rastin më të keq," tha Basha.
