Dedaj: Takimi i Ramës në Milano me emigrantët shqiptarë, ishte një patetizëm patriotik

Gazetari, Reldar Dedaj në një intervistë në Ora News u shpreh se takimi i Ramës në Milano me emigrantët shqiptarë ishte një patetizëm patriotik.

Dedaj: Mendoj se takimi i Ramës duke i mbledhur emigrantët në stadium është një patetizëm patriotik.

Emigrantët e kanë arritur me sakrifica dhe nuk i janë kujt falenderues përvec vetes së tyre.

Cdo qeveri duhet të jetë falenderuese shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Pasi janë kontributor për vendin.

Për hir të vërtetes sukseset janë individuale.

Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë për ti ardhur në ndihmë qindra mijëra shqiptarëve.

Kemi një kryeministër që po mundohet të konsumojë politikë.

Në politikën e brendshme ka dështuar totalisht.

Në realitetin e brendshëm cdo njeri ka kuptuar që kjo qeveri ka punuar vetëm për interesin e vet personal.