JETA E VARUR MBI TELA! Fermerët e guximshëm dhe teleferikët në “Malin e Çajit” në Turqi

Kodrat e thepisura me pamje nga Deti i Zi, në Turqi janë të njohura për kultivimin e çajit! Por që të jetosh e punosh atje duhet të jesh i guximshëm dhe jetën ta varësh mbi një telë!

Pasi ka bërë pazaret, 90-vjeçari Kasim Karaosmani do të kthehet në shtëpi me teleferikun që e ndërtoi vetë rreth 50 vjet më parë.

Makinerisë së improvizuar i beson jetën për rreth 300 metra deri në majën e kodrës ku ka banesën.

Vetëm disa dërrasa vjetra të lidhura në një kabllo e mbajnë mbi luginën e thellë

“Ata që kanë frikë nga lartësitë nuk mund të ngjiten”, tregon i moshuari që ka mbi 5 dekada që udhëton në këtë mënyrë.

“Nuk duhet shohësh poshtë”, rrëfen ai si sekret për të shmangur panikun.

Shumë nga fqinjët e tij në fshatrat e kultivimit të çajit në rajonin e Detit të Zi në Turqi bëjnë udhëtime të tilla të rrezikshme çdo ditë nga shtëpia drejt fushave të mbjella.

Vlerësohet se ka rreth 15,000 teleferikë të tillë në zonën malore.

Është ndër mënyrat e vetme të transportit, pasi makinat nuk mund të arrijnë.

“Pa teleferikët, nuk do të kishte jetë këtu”, thonë fermerët!

Por kjo mënyrë transporti sjell rreziqe.

Të paktën 18 njerëz kanë humbur jetën e qindra janë plagosur duke udhëtuar në këtë formë mes viteve 2008-2021.

Dy aksidente të tjera fatale u shënuan në vitin 20 21 rrëfejnë banorët.

“Kam pasur shumë aksidente, tregon një grua fermerë që ka hequr dorë nga përdorimi për shkak të rrezikut. Është shumë e rrezikshme të udhëtosh me këto teleferike”, tregon një tjetër fermer, që shton se janë kushtet ato që i detyrojnë banorët të përdorin këtë metodë transporti.

“Në këmbë duhet rreth 1 orë e gjysmë për tu ngjitur, dhe kur arrin nuk je në gjendje më për të punuar për shkak të lodhjes, duke shtuar se njerëzit aty s’kanë shumë mundësi zgjedhje.

Pavarësisht rreziqeve të paktën janë fermerët që nga fushat e çajit kthehen në këmbë! Të tjerët udhëtojnë kështu!