Martin: Qëndrimi i Izraelit ndaj ambasadores sonë i papranueshëm

Qëndrimi i Izraelit ndaj ambasadorit irlandez ishte krejtësisht i papranueshëm, deklaroi zëvendëskryeministri irlandez, Micheal Martin.

Martin, i cili është gjithashtu ministër i Jashtëm, i bëri këto komente pasi ambasadorja irlandeze, Sonya McGuinness u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe u qortua për vendimin e Irlandës për të njohur shtetin e Palestinës.

Në fillim të procesit, McGuinness-it iu shfaqën pamjet e lëvizjes islamike palestineze Hamas, që Izraeli pretendonte se ishte filmuar më 7 tetor.

“Unë e konsideroj këtë si krejtësisht të papranueshme dhe kjo nuk është mënyra për të trajtuar diplomatët. Është jashtë normës që diplomatët trajtohen në çdo vend”, theksoi Martin.

Irlanda njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës në një lëvizje të përbashkët me Norvegjinë dhe Spanjën.

Vendimi do të hyjë zyrtarisht në fuqi në të tre vendet të martën.

Si përgjigje, Izraeli paralajmëroi se do të kishte “pasoja të rënda”.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se Irlanda dhe kryeministri Simon Harris e kishin “shpërblyer terrorizmin”.