“Leji Armët” - Big Basta në një rrëfim ndryshe, mesazh të rinjve shqiptarë: Rruga është komunikimi, dhuna s’është zgjidhje
Këngëtari dhe kompozitori Gerald Xhari i njohur si Big Basta u shfaq në një rrëfim ndryshe këtë të premte në ekranin e “Ora Neëws” ku foli për këngën më të re të sjellë nga ai në tregun shqiptar të titulluar “Leji Armët”.
“Kjo këngë është pjesë e një fushate të ndërmarrë nga OSBE-ja, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, dhe vjen si një nevojë për shoqërinë tonë dhe për fenomenin e gjaknxehtësisë dhe fenomenin e përdorimit të armëve se sa lehtë e përdorin atë.
Gjithashtu, kjo këngë është më së shumti një mesazh për të rinjtë për t’iu thënë atyre se rruga e duhur është komunikimi dhe jo arma dhe zgjidhje nuk është dhuna. Lajmet e ditës mbushin kronikën e zezë, dhe prandaj erdhi kjo këngë.
Është një këngë Hip Hop, që është një rrymë që deri dje perceptohet se kjo rrymë promovon dhunën, por kjo këngë tregon të kundërtën”, u shpreh Big Basta.

