VIDEO/ "Natë e çmendur" - Ish-banorët gati për të hyrë në shtëpinë e "BBV3"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2024, 22:16
Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, Ilnisa ka treguar se ish-banorët janë gati për të hyrë përsëri në shtëpinë e “BBV3”.
Hyrja e tyre vjen për shkak se “Vëllai i Madh” ka organizuar një festë me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, një prej finalistëve dhe konkurrentëve më të pëlqyer të këtij edicioni të tretë të “BB”.
Sakaq rikujtojmë që në mbrëmjen e së shtunës do të shpallet fituesi i këtij edicioni të “BBV”. 5 finalistët janë: Romeo, Juli, Egla, Meritoni dhe Heidi.

