Gazetari zë ngushtë Jennifer Lopez, ja si përgjigjet ajo për divorcin

Jennifer Lopez u zu papritur ngushtë teksa u pyet rreth fjalëve se martesa e saj me Ben Affleck ka përfunduar.

Asaj iu drejtua pyetja gjatë një konference për shtyp dhe momenti ishte krejt i papritur për Jennifer Lopez.

Ajo u tensionua ndërsa u përpoq të qeshte, ndërsa kolegu i saj Simu Liu u hodh shpejt në mbrojtje të saj. Lopez,  e cila ende mbante unazën e saj të martesës, më pas e qortoi me shaka gazetarin. “Ti e di të bësh më shumë se kaq,” tha ajo.

Lopez nuk u përpoq të mohonte thashethemet se martesa e saj e katërt është në krizë.