Gazetari Sina raporton nga SHBA prapaskenat e miratimit të Rezolutës së Srebrenicës në Asamblenë e OKB-së
Nga Nju Jorku, aty ku u mbajt dhe Asambleja e OKB-së, gazetari Beqir Sina solli për “Ora Neës” detaje nga debatet dhe prapaskenat e miratimit të Rezolutës që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.
“Teksti i rezolutës ka disa bashkë-autorë përveç Gjermanisë dhe Ruandës, të cilët kanë qëndruar në hije.
Bëhet fjalë për vende të kryesuara nga Shqipëria deri tek Suedia dhe disa prej vendeve aziatike si Jordania apo Malajzia.
Konteksti i saj është se ajo fakton gjenocidin e ndodhur 29 vite më parë dhe ajo kishte ndezur protesta të Serbisë dhe Republikës Srpska, por ashtu siç pritej ajo u miratua.
Vlera më e madhe e kësaj rezolute është dënimi i mbrojtësve dhe mohuesve të gjenocidit të ndodhur atje”, u shpreh ndër të tjera gazetari Beqir Sina.
Në Srebrenicë - pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës - forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007.

