Mbi 8 mijë boshnjakë të vrarë në Srebrenicë nga serbët, Islami: OKB vuri në vend dinjitetin e viktimave të gjenocidit

Profesor i shkencave të sigurisë, Avni Islami në një intervistë në Ora News u shpreh se me miratimin e rezolutës për Srebrenicën nga OKB, u vu në vend dinjiteti i viktimave të gjenocidit.

Islami: Fillimisht duhet të përgëzoj të gjitha ato vende të cilat e morën iniciativën për sponsorizimin e kësaj resolute lidhur me gjenocidin serb që bëri në Srebrenicë të Bosnje Hercegovinës.

Dhe ti përgëzoj të gjithë ato shtete të cilat e votuan këtë rezolutë e në veçanti vendet e Ballkanit të cilat përveç Serbisë ishin unike në votimin e kësaj rezolute dhe përkrahjen e kësaj që më në fund në këshillin e Sigurimit  të OKB-së, të votohet një rezolutë ku qartazi shpreh gjenocidin që ka bërë shteti serb në Srebrenicë, por jo vetëm por edhe në vende të tjera.

Mirëpo Srebrenica shumë herë e kemi quajtur turpin e botës se si u lejua nga bashkësia ndërkombëtare që të ndodhë një gjë e tillë.

Dhe më në fund po i kthehet dinjiteti të vdekurve me një rezolutë që u votua sot në OKB