Shtyhet plani i Ruandës, Sunak: Nuk do të aplikohet plani deri pas zgjedhjeve të 4 korrikut
Dërgimi në vendet e treta i emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të nisë deri në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme më 4 korrik.
Kështu ka premtuar, kryeministri britanik Rishi Sunak TEKSA ka startuar fushatën e tij elektorale përballë opozitarit laburist Keir Starmer për rimarrjen e këtij posti.
Pyetjes për bilancin e numrit të emigrantëve që janë futur në territorin e mbretërisë së bashkuar ju përgjigj kështu.
Sinkron Në 12 muajt e fundit numrat tregojnë një rënie me një të tretën. Këtë vit ata janë rritur, kryesisht për shkak të atyre që vijnë nga Vietnami.
Por pavarësisht kundërshtimeve dhe kthimin e projektligjit të ashtuquajtur të Ruandës, Sunak nuk do të tërhiqet nga plani i tij. Sunak tha se ka bërë një punë përgatitore, pa dhënë më shumë detaje për këtë çështje.
Nëse sondazhet janë të sakta Partia Laburiste e Keir Starmer ka mbajtur një epërsi të konsiderueshme ndaj konservatorëve për muaj të tërë dhe shumica e ekspertëve presin fitoren e opozitës dhe përmbysjen e qeverisë së Sunak.
Megjithatë, fushatat zgjedhore ndonjëherë mund të ndryshojnë rezultatin si në vitin 2017, kur kryeministrja konservatore Theresa May thirri zgjedhjet ndërsa kryesonte në sondazhe, por e humbi shumicën.
Sunak i është dhënë leja nga mbreti për të shpërbërë parlamentin, një pushtet i mbajtur zyrtarisht nga monarku britanik.
Pas 30 majit, parlamenti aktual pushon formalisht së ekzistuari dhe deputetët e tij bëhen kandidatë. Ministrat e qeverisë do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre deri në formimin e administratës së re.
