Spanja tërheq ambasadorin nga Argjentina, shkak komentet e Presidentit për bashkëshorten e kryeministrit

Madridi ka tërhequr ambasadorin e tij në Buenos Aires. Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares.

Vendimi vjen pas një mosmarrëveshjeje të krijuar mes dy shteteve mbi komentet nënçmuese të bëra nga presidenti i Argjentinës, Javier Milei.

Ditën e djeshme Spanja këmbënguli që Milei të kërkonte ndjesë në lidhje me deklaratën se gruaja e kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez ishte e korruptuar.

Kur ke një grua të korruptuar, le të themi, bëhesh pis”, ishte deklarata që nxiti incidentin diplomatik mes dy vendeve.