Kastrati: Rusia e interesuar që Ballkani Perëndimor të mos jetë i qetë, Serbia 'satelit' i Moskës

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Rusia është jashtëzakonisht e interesuar që Ballkani Perëndimor të mos jetë I qetë.

Kastrati: Duke pasur parasysh vizitat e shpeshta të Zëvendës kryeministrit të Serbisë, Vulin dhe kryetarit të Republikës Sërpska Dodik në Rusi dhe atje kanë qëndruar disa herë.

Kanë marrë rekomandimet e duhura të Putin dhe institucioneve atje.

Sepse e dimë tani që një kohë të gjatë se Rusia është jashtëzakonisht e interesuar që Ballkani Perëndimor të mos jetë i qetë.

Ta largojë vëmendjen nga Ukraina.

Duke pasur parasysh edhe satelitin e saj, Serbinë e cila është shumë e interesuar jo vetëm për veriun e Kosovës por është e interesuar që Republika Sërbe të shkëputet nga entitete të tjera, kroat dhe boshnjak dhe gjithashtu me fitoren e qeverisë së Malit të Zi, një qeveri pro ruse dhe pro serbe dhe tashmë të pëfunduara zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut ku partitë pro ruse dhe pro serbe kanë fituar del se Ballkani Perëndimor ka një qetësi të brishtë dhe në të ardhmen unë pres jo vetëm në veriun e Kosovës por pres në përgjithësi që Ballkani Perëndimor do ketë sfida mjaft të mëdha të sigurisë dhe mbrojtjes.