Vizitat në shtëpi i prishin punë/ Kërkuan heqjen e masës së arrestit, GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 11:57
Gjykata e posaçme ka rrëzuar Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin për masë më të butë sigurie. Ata kishin kërkuar që të hetoheshin me masë lehtësuese, por gjykata nuk e aprovoi.
Prokuroria e posaçme ka paraqitur në seancë disa linqe te mediave ku shkruheshin se Sali Berisha ka thyer masën e sigurisë duke arsyetuar se Berisha nuk ka qenë korrekt me respektimin e vendimit të gjykatës.
Në relacionin që i bënë gjyqtares Gjoka për përjashtim, kjo e fundit nuk mohon ekzistencën e faktit të vendimit administrativ grek, por thotë që shkaqet e ngritura nga mbrojtja nuk hynë në kategorinë e arsyeve që sjellin përjashtim.