Ligji në Kushtetuese, Tabaku: Taksimi për profesionet e lira është i padrejtë. Kanë ngritur çmimet
Nga Gjykata Kushtetuese, deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj ka folur për taksimin e profesioneve të lira. Tabaku u shpreh se taksimi për profesionet e lira është i padrejtë.
Në konferencën për shtyp që Tabaku mbajti pas daljes nga Gjykata Kushtetuese u shpreh se në dyert e gjykatës janë dorëzuar dokumente të tjera që provojnë se kemi biznese të mbyllura që janë goditur nga vendosja e kësaj takes të padrejtëdhe njëkohësisht që dëshmojnë cënueshmërinë e sigurisë juridike.
"Një pjesë e bizneseve të profesionistëve të lirë po mbyllen, një pjesë e tyre janë duke u larguar dhe jashtë Shqipërisë.Për këtë arsye ne do ta vazhdojmë mbledhjen e informacionit, do ta vazhdojmë njëkohësisht parashtrimin e fakteve në koordinim me të gjithë institucionet e tjera të cilat kanë sjellë padi në Gjykatën Kushtetuese, me kontabilistët, me auditorët, me noterët, me avokatët dhe me të gjithë profesionistët e lirë që i janë bashkuar kauzës tonë.
Sot ndodhemi në kushtet e cënimit të sigurisë juridike, sot ndodhemi në kushtet e shkeljes së Kushtetutës dhe sot ndodhemi në kushtet e një tatimi që shkon 30-40% për profesionet e lira, tatimi më i lartë në Republikën e Shqipërisë.
Ne kemi folur shumë herë për sistemin e padrejtë që është ngritur po kësaj rradhe kjo taksë e padrejtë është duke prekur jo vetëm profesionistët e lirë por një zinxhir shërbimesh sepse ndërkohë që flasim të gjithë shërbimet, duke nisur nga shërbimet për ekonominë, nga kontabilistë, noterë, farmacistë, shërbime shëndetësore kanë një rritje zinxhir çmimesh që ndikon drejtpërdrejtë mbi konsumatorin. Kështu që unë besoj që GJK do të ngriheet në mbrojtje të interesit publik, të të mirës publike, të zbatimit të Kushtetutës por njëkohësisht dhe të faktit që sot ndodhemi në një pikë kyce, kthesë të besimit tek institucionet.
I kam bërë thirrje profesionistëve të lirë që gjatë kësaj periudhe të jenë pjesë e diskutimeve me ne, i kemi bërë thirrje institucioneve që të na sigurojnë informacione dhe besoj që ndodhemi në një moment ku që paraqitja e tyre para Gjykatës Kushtetuese do t'i shërbeje seancës ë 18 qershorit.
Dua t'i jap një mesazh të gjthë profesionistëve të lirë që na kanë shkruar dhe na kanë kontaktuar, dua t'i them që grupi parlamentar i PD do jetë këtu për të mbrojtur interesin e tyre, për të mbrojtur interesin e qytetarëve sot nuk janë pakicë por janë shumicë. është e vërtetë që sot Qeveria punon vetëm për pakicën por ne do mbrojmë interesin e shumicës", u shpreh ligjvënësja demokrate.
Pyetje: FMN ka mbështetur qeverinë në lidhje me taksën e profesionistëve të lirë ju çfarë komenti keni?
"Unë përgjithësisht nuk kam dëshirë ti komentoj deklaratat e ndërkombëtarëve por besoj që FMN e ka pasur për faktin që sot ka shumë përjashtime nga sistemi, sot kei hotelet me 5 yje që janë të përjashtuar.
Heqja e përjashtimeve duhet të nisë nga ata që rëndojnë ,ë shumë buxhetin e shtetit. Në këtë rast ne nuk po kërkojmë asnjë politikë selektive , ne po kërkojmë që profesionet e lira të trajtohen si gjithë bizneset e tjera, sipas xhiros dhe unë besoj që për këtë FMN nuk ka asnjë objeksion.
Në këtë rast, Qeveria shqiptare duhet të korrigjojë përjashtimet nga taksa për akiczën e naftës, nga favorizimet në fushën e turizmit, për taksën e insfrastrukturës për biznesin e madh.
Këto janë përjashtime që e dëmtojnë buxhetin e shtetit, jo profesionet e lira. Nëse nuk ka pyetje unë dua t’ju falenderoj për interesin që ka pasur media për këtë çështje.
Ndoshta është cështje pak teknike po ka pasur interes të jashtëzakonshëm, faleminderit që e keni mbuluar, dhe njëkohësisht dua të falenderoj të gjithë këshilltarët ligjore të grupit parlamentor të PD që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me argumentat. Faleminderit!", u përgjigj deputetja Jorida Tabaku.



