Premier League/ Arsenali sërish duarbosh, Manchester City shpallet kampion për herë të katërt radhazi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2024, 19:05
Manchester City është kampion i Premier League për herë të dhjetë në histori dhe për herë të katërt radhazi.
Futbolli elitar anglez vendosi titullin në javën e fundit, atë të 38-të e cila u luajt të diel në orën 17:00.
"Qytetarët" dhe Arsenali ishin në garë deri në 90 minutat e fundit, teksa me "fotofinish" në fund Man. City dhe Pep Guardiola festuan në "Etihad" pasi mposhtën 3-1 West Hamin.
Nga ana tjetër, Mikel Arteta edhe këtë sezon i shkon pranë titullit, por pa mundur ta shijojë, ndalur nga miku i tij, Guardiola.
20 vite ka Arsenal që nuk merr një trofe të Premier League.
