Putin po planifikon të pushtojë Kharkivin, evakuohen rreth 10,000 njerëz

Gati 10,000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës, njoftoi guvernatori i rajonit.

“Gjithsej 9,907 njerëz u evakuuan”, -tha guvernatori i Kharkiv, Oleg Synegubov.

Masa vjen pas një sulmi rus në rajon që filloi më 10 maj, për të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mund të ishte vetëm vala e parë e një ofensive më të gjerë.

Zelensky deklaroi sot se qëllimi i Putinit është të pushtojë Kharkivin.