VIDEO/ Tmerr në Shën Petersburg, shpërthim i fuqishëm në një universitet, 7 të plagosur

Një universitet në Shën Petersburg është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm. Shpërthimi ka ndodhur në katedrën e Akademisë Ushtarake të Rusisë.

Mediat raportojnë se nga shpërthimi janë lënduar të paktën shtatë persona. Mësohet se ata u transferuan në objektin mjekësor të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ku iu ofrua e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore.

Një banor vendas informoi autoritetet për shpërthimin në territorin e akademisë ushtarake të komunikimeve Budenov.

VIDEO/ Tmerr në Shën Petersburg, shpërthim i fuqishëm

Autoritetet ruse tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur detaje se çfarë e shkaktoi shpërthimin.