Osmani takohet me ish-sekretaren amerikane Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2024, 12:27
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton, në kuadër të iniciativës “Clinton”, derisa këtë të fundit e ka falënderuar për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Kosovës.
“Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”, ka shkruar ajo në Facebook.
