Era Rusi flet për parterin dhe lidhjen e saj: Nuk e kam mbajtur të fshehtë, por ai...

Këngëtarja e njohur shqiptare,  Era Rusi ka folur si rrallë herë për jetën e saj private duke zbuluar se është në një lidhje dashurie, por pa zbuluar më shumë detaje apo identitetin e partnerit.

Ajo është shprehur se i dashuri i saj nuk është njeri i njohur, ndaj s’e ka bërë publike lidhjen, duke respektuar vendimin e tij.

Ndër të tjera, këngëtarja theksoi se është shumë e lumtur në krah tij.

 “Nuk është i fshehur, thjesht nuk është njeri i kamerës dhe unë e kam respektuar këtë gjë. Patjetër që ekziston. Jam shumë e lumtur, nuk e di a kemi dasmë këtë vit”, tha ajo në “E diell”.

Pyetjes a ka pasur një propozim për martesë, Era Rusi refuzoi t’i përgjigjej.