VIDEO/ Fili bën heroin në fund, Teuta mposht Dinamon dhe e mbyll sezonin në vendin e gjashtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2024, 18:10
Teuta ka mposhtur Dinamon me shifrat 1-0 në “Niko Dovana” në ndeshjen e fundit të sezonit.
Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 90’+2′ nga Fili.
Ai u fut në lojë në minutën e 84′ duke bërë heroin kundër Dinamos dhe dhuruar fitoren Teutës.
Pas kësaj fitore, durrsakët e mbyllin sezonin në vendin e 6-të dhe dinamovitet në vendin e 7-të.
VIDEO:
https://streamin.one/v/6c85a887
