Interi nuk e ul ritmin, zikaltrit shkëlqejnë edhe ndaj Frosinones, Asllani, nga minuta e parë

Interi rikthehet te fitorja në Seria A pas “pushimit” përballë Sassuolos. Zikaltrit e Simone Inzaghit triumfuan 0-5 kundër Frosinones.

Frattesi, Arnautovic, Buchanan (goli i parë në Serie A), Lautaro dhe Thuram shënuan golat e fitores për kampionët e Italisë.

90 minuta luajti Kristjan Asllani, i cili në fund pësoi një goditje të fortë në këmbën e majtë.