A është rikthyer përfundimisht Blero me Afronën? Përgjigjet këngëtari
Blero Muharremi dhe Afrona Dika kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare rreth 4 vite më parë, mirëpo pas 2 vitesh martesë, çifti vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre, për arsye personale.
Pas ndarjes, Blero bëri akuza të hapura ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke u shprehur se gjithmonë në fokusin e saj ka qenë paraja.
Mirëpo pas dy vitesh, Blero dhe Afrona kanë surprizuar të gjithë fansat e tyre, duke u shfaqur së bashku në një postim në rrjetet sociale.
Mesa duket është Afrona ajo që ka zgjedhur që në podcast-in e saj të radhës, ajo të ftojë ish-bashkëshortin e saj.
Pas kësaj interviste, kanë nisur aludimet se dyshja është rikthyer sërish bashkë mirëpo Blero, përmes një postimi të bërë në profilin e Instagramit, ka sqaruar se cdo gjë është keqkuptuar.
“Më duhet të qartësoj diçka. Është keqkuptuar totalisht podcasti im me Afronën. Podcasti ka qenë me një qëllim të mirë për të dhënë një mesazh të mirë se duhet të komunikojmë gjithmonë hapur dhe pse dikur keni qenë çift dhe me ndryshu raportin në diçka të shëndetshme dhe njerëzore. Por nuk do isha i drejtë nëse do thoja se nuk ka pasur edhe një qëllim tjetër pas kësaj. E kam kuptuar se mundet edhe dikush tjetër të preket prej kësaj por nuk më ka interesuar sepse edhe ajo nuk është ndarë në mënyrën e duhur. Tani vijmë te thelbi për të cilin është shkruar ky status, që të ndalohen aludimet. Ndjenjat e mia i përkasin plotësisht personit të fundit me të cilën kam qenë në lidhje, që do të thotë “bebes”. Statusi im është single që ta qartësojmë dhe këtë çështje”

