VIDEO/ "Valeri është bërë si letër gërvishtëse", nisin përplasjet mes fermerit dhe Florit

Pas rikthimit të Valerit në fermë, kanë nisur edhe përplasjet e tij me Florin. Flori u shpreh se Valeri është bërë si letër gërvishtëse.

Nga ana tjetër Albano me batuta tha se nuk besonte që Valeri kishte kapur një peshk aq të madh në Arameas, pasi panë klipin me eksperiencën e tij në ishull.

Pjesë nga biseda:

Flori: Valeri është bërë si letër gërvishtëse, provo përsëri. Gërvisht dhe fito

Valeri: Uroj që duke gërvishtur të fitosh ndonjëherë sepse kam përshtypjen që ti nuk  do fitosh. Edhe po t’a çorësh biletën, ndoshta dikush tjetër po, por ti jo

Flori: Sapo u fute në spektakël

Valeri: Mirëseerdhe Flor, se më duket nuk ishe këtu hiç

Albano: Nëse Valeri ka kapur gjithë atë peshk me deg dhe spango, unë jo vetëm që dal nga ferma, por edhe hipi në pallatin më të lart dhe hidhem me saltro që lart.

/vizionplus.tv