Shpëtohen 39 emigrantë në brigjet e Turqisë, mes tyre dhe fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2024, 07:33
Një grup migrantësh të paligjshëm u gjetën në një gomone në brigjet e qarkut Karaburun të provincës Izmir, Turqi.
Sipas informacioneve, në zonë është dërguar një ekip shpëtimi.
Punonjësit e shërbimit shpëtuan 39 emigrantë të paligjshëm, një prej të cilëve fëmijë, në një gomone të shtyrë nga Greqia në ujërat territoriale të Turqisë.
Ata iu dorëzuan Departamentit të Migracionit të provincës. Nuk është e qartë se nga cili vend janë emigrantët.
