“ERAS TOUR” - Tylor Swift nis nga Parisi turneun në Evropë

Ethet e Taylor Swift pushtuan Parisin të enjten, ndërsa turneu me fitimin më të madh në histori, ‘Eras Tour’ më në fund mbërriti në Evropë. këngëtarja performoi për herë të parë këngë nga albumi më i ri

Ylli i Popit, Tylor Swift çeli turneun europian “Eras Tour” në Paris, ku përgjatë 3 orëve në skenë vuri në dukje ndryshime në performancë.

Sic pritej, mijëra fansa udhëtuan nga vende të largëta për të ndjekur shfaqjen e saj të parë, ku surprizoi më një playlist surprizë.

Këngëtarja amerikane performoi për herë të parë hite nga albumi i saj më i ri “Departamenti i poetëve të torturuar”.

“ERAS TOUR” - Tylor Swift nis nga Parisi turneun në Evropë

"Do të doja të kisha bërë një turne më shumë në Evropë . Kjo është një turmë ëndrrash," u shpreh 34-vjeçarja para audiencës.

“Jeni të parët që më shihni teksa kërcej në këto ritme”, shtoi ajo.

Nga fustanet me mbishkrime tekstesh tek veshjet shumëngjyrëshe dhe të ndritshme, Tylor kaloi nëpër disa nga projektet si: "But Daddy I Love Him", "Fortnight", “Who's Afraid of Little Old Me?", si dhe "I Can Do it with a Broken Heart" me performancat e saj ikonike.

Në natën e parë të shfaqjeve në Europë Swift performoi 46 këngë të shkurtuara, teksa fansat e presin edhe ne 17 destinacione të tjera deri në përmbyllje të ‘Eras Tour’ ku pritet të vulosë sërish suksesin