Jennifer Lopez shkakton reagime për sjelljen e saj ndaj gazetarëve në Met Gala
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 09:13
Një video e Jennifer Lopez në Met Gala është shfaqur në TikTok dhe ka ngjallur reagime publike në lidhje me sjelljen e yllit.
Këngëtarja latine u ngjit në tapetin e kuq me një fustan mahnitës të mbështjellë me diamant të rremë që theksoi kthesat e saj.
Teksa përpiqej të ngjiste shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit, një gazetare e pyet atë dizenjatoren e krijimtarisë që ka veshur.
Ajo më pas, pa i kushtuar vëmendje, i përgjigjet “Schiaparellit” dhe vazhdon të shikojë drejt përpara, duke pozuar para kamerave.

