Familja në ‘shok’! Anëtarja e familjes Kardashian zbulon se ka tumor!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 15:40
Kris Jenner ka zbuluar se mjekët i kanë gjetur një “tumor të vogël”. Ky lajm tronditës u bë i ditur në një trailer të serialit të ri të ‘The Kardashians’.
68-vjeçarja ndau rezultatet e ekzaminimit mjekësor me vajzat e saj, të cilat u tronditën nga lajmi.
“Unë bëra skanerin. Mjekët gjetën një kist dhe një tumor të vogël,“ - tha Kris dhe vajza e saj më e vogël, Kylie Jenner u përlot.
Nuk janë dhënë detaje të tjera për shëndetin e saj.
Kjo deklaratë vjen pasi vajza e saj Khloe Kardashian tregoi se si një “pikë e vogël” në fytyrën e saj rezultoi të ishte kancer i lëkurës.
Ndërkohë, gjatë trailerit, tregohen edhe komplikimet mjekësore që Kourtney Kardashian përjetoi me djalin e saj, Rocky.