SHAKIRA DREJT FITORES/ Prokurorët: Të pushohet çështja për evazion fiskal, mungesë provash

Pas një viti betejë gjyqësore, prokurorët që akuzojnë Shakirën për evazion fiskal duket se janë tërhequr. Ata rekomandojnë pushimin e çështjes për mungesë provash, ndërsa pritet vendimi i gjykatës

Prokurorët spanjollë kanë bërë një hap pas në betejën gjyqësore të Shakirës, duke e çuar yllin e popit drejt fitores.

Ishin të njëjtët zyrtarë që ngritën akuzat në korrik 2023, ata që rekomanduan të mërkurën pushimin e cështjes së dytë për evazioni fiskal duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme.

Këngëtarja kolumbiane është nën hetim për evazion të supozuar të 6.7 milionë eurove në taksa mbi të ardhurat e saj në vitin 2018 nëpërmjet një kompanie offshore. Ndërsa ajo vetë deklaruara e pafajshme duke mohuar vazhdimisht akuzat.

Tashmë i takon gjyqtarit të vendosë nëse cështja do të pushohet apo do të kalohet për gjykim.

Nëntorin e vitit të shkuar, Shakira arriti një marrëveshje me prokurorët, ku pranoi se nuk i kishte paguar qeverisë spanjolle 14.5 milionë euro taksa midis 2012 dhe 2014. Kjo ishte çështja e saj e parë.

Artistja aktualisht banon në Miami pasi u largua nga Spanja pas ndarjes me futbollistin Gerard Pique,

“Unë u vendosa në Barcelonë për t’u dhënë stabilitet fëmijëve të mi. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe tani, në një cep tjetër të botës, pranë familjes, miqve dhe detit”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram, kur ka lajmëruar ‘arratisjen’ nga Barcelona.