Do i kushtohet 75 vjetorit të Aleancës, SHBA do të presë samitin e NATO-s në korrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 06:40
Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) do të mbahet më 9-11 korrik në Uashington.
Samiti do t’i kushtohet 75 vjetorit të Aleancës.
Shtetet e Bashkuara do të presin samitin e NATO-s në Uashington më 9, 10 dhe 11 korrik 2024.
Samiti do të kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa programi do të shpallet më vonë.
