Lejuan ndërtimet pa leje, arrestohen inspektori i IMTV-së dhe administratori në Kukës
Administratori i njësisë administrative Golaj në Kukës dhe inspektori i IMTV, kanë rënë në prangat e policisë.
Mësohet se ata kanë shpërdoruar detyrat dhe kanë lejuar ndërtime të paligjshme.
Ndërsa, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 38 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, me detyrë inspektor i IMTV, bashkia Has, si dhe për 3 shtetas të tjerë.
Njoftimi i policisë:
DVP Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Reaction".
Duke lejuar ndërtime të paligjshme, shpërdoruan detyrat si administrator i njësisë Golaj dhe inspektorë të IMTV-së, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, të cilët gjatë këtij operacioni, u konstatua se kishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Kukës, pas një hetimi disamujor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore:
-vuri në pranga shtetasit U. D., 40 vjeç, banues në fshatin Golaj, me detyrë administrator i njësisë administrative Golaj dhe B. U., 32 vjeç, banues në fshatin Vlahën, me detyrë inspektor i IMTV, njësia administrative Golaj;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 38 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, me detyrë inspektor i IMTV, bashkia Has, si dhe për shtetasit Z. D., M. M. dhe F. K..
Nga hetimet dyshohet se shtetasit U. D., B. U. dhe K. L., duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar ndërtime të paligjshme, në territoret e njësisë administrative Golaj dhe bashkisë Has. Në vijim, nga verifikimet rezultoi se 3 shtetasit e tjerë të proceduar kishin ndërtuar objekte, pa leje, në këto zona.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.
Njoftimi i prokurorisë:
Lejuan ndërtimet pa leje të familjarëve, arrestohen me kërkesë së Prokurorisë Kukës Inspektori i IMTV dhe Administratori i Njësisë Golaj
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestuan në flagrancëpunonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor (IMTV), shtetasit B.U. si dhe të Administratorit të njësisë administrative Golaj në Kukës, shtetasit U.D. nën akuzë për Veprën Penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.116, viti 2024,me metoda speciale të hetimit, masa e arrestit u kërkua pasi punonjësi i IMTV, B.U., rezulton se nuk ka marrë masa për ndërtimet pa leje të konstatuara gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë që edhe Kryetari i Njësisë administrative në abuzim me detyrën nuk ka sinjalizuar ndërtimin pa leje tënënëssë tij, por e ka lejuar të vazhdojë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vijon hetimet për këtëçështje.
Në gjendje të lirë u proceduan edhe tre shtetas të tjerë në lidhje me këtëçështje, shtetasi K.L., inspector në IMTV për Veprën Penale “Shpërdorim Detyre” si dhe shtetasit Z.D. dhe M.M. nën akuzë për veprën penale ‘Ndërtim i Paligjshëm’.
