Gjermani/ Sulmohet kandidati i SPD-së, u dhunua nga disa persona teksa po vendoste postera për fushatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2024, 22:21
Kandidati për eurodeputët nga radhët e socialdemokratëve, Matthias Ecke është sulmuar nga persona të panjohur.
Si pasojë e dhunës, Ecke ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një fushate zgjedhore.
Sipas mediave të huaja, 41-vjeçari u godit me grushte dhe shkelma nga katër burra.
Kandidati i SPD u sulmua gjatë një ekspozimi posteri në Dresden.
Ai u dërgua në spital.
Qeveria dhe partitë opozitare thonë se anëtarët dhe mbështetësit e tyre janë përballur me një valë sulmesh fizike dhe verbale muajt e fundit.
