Një grua me kryq në dorë djeg Kuranin, futet live në TikTok për të shpërndarë aktin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2024, 10:48
Dy persona dogjën një kopje të Kuranit në qytetin suedez të Malmos, një javë para fillimit të Eurovizionit.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një grua duke mbajtur një kryq në njërën dorë dhe në tjetrën kishte librin e shenjtë të myslimanëve duke u djegur teksa ishte live në TikTok.
Gjatë incidentit jo shumë larg dy sallave ku do të mbahet festivali evropian i muzikës është djegur edhe flamuri palestinez.
Edhe javën e kaluar, po e njëjta grua, gati në të njëjtën mënyrë ka vepruar në zonën Skarholmen në periferi të kryeqytetit suedez, Stokholm.
