FOTO-LAJMI/ Vesa "e xhindosur" nga Gracianoja: Qenka i obsesionuar me mua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 18:58
Edhe pas daljes nga shtëpia, Vesa Smolica ka përbërë lajm me deklaratat e saj nëpër intervista apo rrjetet sociale.
Kësaj radhe ajo ka reaguar e revoltuar me Gracianon, për të cilin thotë se është i fiksuar me të pasi flet vazhdimisht keq, edhe pse Vesa nuk është më pjesë e shtëpisë.
“Ky Graciano është shumë i obsesionuar me mua. Më kanë thënë që kur ishte jashtë veç për mua ka folur (për keq), njëjtë po bën edhe tani sa është aty brenda…
Po ec more përmirëso imazhin që e ke dh***, meqë hyre edhe njëherë në BIG e mos na bëj tërr e tërr, na lër rehat.
P.S: Paskam qenë faktor i madh në lojën e Bigut, ende në gojë më kanë. Take a life o haver se për vete s’je askund, as në jetën personale, as publike”, ka shkruar Vesa në Instastory.


