Foto/ Aktorja e njohur shfaqet me një mace në tapetin e kuq

Lupita Nyong’o u shfaq në tapetin e kuq në Londër për filmin e saj të ardhshëm, ‘A Quiet Place: Day One’, me një kotele bardh e zi e veshur me papion. Edhe pse macja praktikisht vodhi shfaqjen, vëmendjen tërhoqi edhe veshja e aktores plot stil.

Lupita kishte veshur një kostum të qepur, i cili përbëhej nga një xhaketë e strukturuar dhe pantallona të gjera dhe të gjata.

Për të aksesuar veshjen e saj, Nyong’o e kompletoi look-un me një palë taka me majë dhe bizhuteri të shndritshme. Sa i përket grimit, ajo përshtati pamjen rozë me faqet rozë dhe buzët me shkëlqim.

Foto/ Aktorja e njohur shfaqet me një mace në tapetin e kuq