PAMJET/ Klandestinët merren nga policia në qendrat e azilit, Britania nis emigrantët e parë drejt Ruandës

Britania nuk do të ndalet nga përpjekjet për të ndaluar kalimet me varka të vogla – pasi oficerët e imigracionit mblodhën pasagjerët për fluturimin e parë në Ruanda.

Ndërkohë që është bërë fluturim i parë me emigrantë për në Ruandë, janë publikuar edhe pamjet e operacionit të autoriteteve britanike, të cilat janë në kërkim të azilkërkuesve.

Pamjet dramatike të bastisjeve u publikuan nga qeveria britanike, por Sekretari i Brendshëm hodhi poshtë pretendimet se ai po e përdorte atë për të fituar pikë politike ndërsa miliona britanikë pritet të shkojnë në zgjedhje lokale, shkruan The Sun.

PAMJET/ Klandestinët merren nga policia në qendrat e azilit, Britania
Emigrantet1

“Unë do të përpiqem t’i ndaloj ata… ne nuk do të dorëzohemi derisa t’i ndalojmë, sepse përndryshe njerëzit vdesin dhe unë nuk jam i gatshëm ta pranoj këtë”, tha Sekretari i Brendshëm, James Cleverly.

Teksa iu referua një tragjedie në Kana javën e kaluar, Cleverly tja se “një fëmijë u vra sepse kontrabandistët po i rrahin, ata po godasin me thikë, po i detyrojnë të hyjnë në varka”.

Komentet Sekretari të Brendshëm vijnë pasi ekziston frika se numri i azilkërkuesve që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti i kaluar është shumë i madh se të gjithë ata të dërgohen në Ruanda .

Rreth 50,000 persona kanë mbërritur që nga vera e kaluar kur hyri në fuqi dispozitat e Ligjit të Migrimit të Paligjshëm që i ndalon ata të kërkojnë azil.

Plani i Ruandës është politika kryesore e Rishi Sunak për të ndaluar kalimet me varka të vogla që janë shtuar vitin e kaluar.