Vjedhje 100%/ Bumçi: Bashkia e Tiranës e përfshirë në një nivel korrupsioni të pa ndodhur më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2024, 21:42
I ftuar në Ora News, Aldo Bumçi anëtari i kryesisë së PD-së, u shpreh se Bashkia e Tiranës është përfshirë në një nivel korrupsioni të pa ndodhur më parë.
Bumçi: Bashkia e Tiranës është përfshirë në një nivel korrupsioni të pa ndodhur më parë. Janë dy çështje më kryesore dhe shqetësuese çka tregon se qeverisja është e kalbur dhe e zhytur në korrupsion duke mos pasur asgjë frikë.
Janë dhënë 130 milionë euro për inceneratorët dhe nuk ka incenerator. Në cilin vend tjetër do të rrinte në zyrë kreu i bashkisë në zyrë me këtë? Janë 130 mln euro pa vepër të ndërtuar. Ndërkohë 5D nga shuma është më e vogël. Janë rreth 28 mln euro në tenderat e bashkisë së i kanë marrë vetë drejtorët. Në këtë rast korrupsioni dhe vjedhja është 100%.