Joleza Koka jep “urdhër”: Jo protestë nesër te bashkia Tiranë, moj jepni leje! Opozita: Nuk ka forcë që e pengon
Anëtarja e Këshillit Bashkiak Tiranë, Joleza koka u ka drejtuar një letër këshilltarëve të opozitës që të mos bëjnë protestë ditën e nesërme në mënyrë që të vazhdohet me rendin e ditës.
Ndërkohë asaj i është përgjigjur Tedi Blushi nga Partia e Lirisë i cili shkruar se protestua do të bëhet pasi është një e drejtë që nuk mund të mohohet.
Blushi: Protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetare! Pikë! Nuk ka forcë që t’i mohojë popullit këtë të drejtë dhe as t’i përcaktojë ku, kur dhe për çfarë të protestojë! Populli është sovrani në Republikën e Shqipërisë! “Rilindja” mund të ndalë SPAK-un të arrestojë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarin e organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, por nuk mundet kurrë të ndalë zemëratën e popullit të vjedhur dhe të dhunuar prej tij për të protestuar në mbrojtje të lirive dhe të drejtave.
Edhe “Shoqja Lenka” kishte më shumë dinjitet se kjo “Shoqja Rilindase” e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që keqpërdoret nga Erion Veliaj dhe Edi Rama duke kërkuar të mos i jepet leje popullit për të protestuar! Veliaj dhe Rama nuk mund të fshihen pas fustaneve! Ata do të japin llogari para popullit shqiptar! Ftojmë çdo qytetar nesër në ora 16:30, para Bashkisë së Tiranës, në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit, për të shpëtuar kryeqytetin nga mafia e inceneratorëve dhe organizata kriminale 5D!
