Emigrantët “mësyjnë” në Angli para zbatimit të ligjit për dërgimin në Ruandë, 1 mijë hyjnë në 1 javë

Mediat britanike raportojnë se numri i emigrantëve të cilët kanë kaluar kanalin e Suezit me gomone është në nivelet më të larta për këtë katër-mujor.

Rreth 7,167 persona kanë mbërritur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar me gomone nga 1 janari deri më 27 prill, ku vetëm javën e kaluar kanë kaluar kanalin më shumë se 900 persona.

Kjo shifër është e lartë krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, ku në brigjet britanike shkuan me gomone 5,745 persona. Rekordi i mëparshëm ishte vënë në 2022, me emigrantë 6,691.

Një rekord i tillë vjen ndërkohë që mediat britanike raportojnë se të hënën nis një operacion mbarëkombëtar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.