Gripi i shpendëve sulmon lopët në SHBA, cili është rreziku për njerëzit?
Gripi i shpendëve është përhapur te lopët dhe po përhapet me shpejtësi nëpër tufat në Shtetet e Bashkuara, duke i bërë shkencëtarët të shqetësohen. Vetëm katër vjet nga fillimi i Covid, përhapja e paprecedentë e një lloji të ri të H5N1 ose gripit të shpendëve në mesin e lopëve qumështore në SHBA është një kujtesë e ndjeshmërisë sonë ndaj kërcënimeve të reja virale. Jeremy Farrar, shkencëtari kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha javën e kaluar se rreziku i transmetimit të llojit të ri te njerëzit ishte një "shqetësim i madh". Gripi i shpendëve rrallë i infekton njerëzit, por shpesh është fatal kur ndodh. Sipas OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë njerëzore që nga 2003 është 52 për qind. Fakti që virusi u shfaq te gjitarët si lopët sugjeron se virusi ka pësuar ndryshim dhe e sjell atë një hap më afër infektimit të njerëzve.
Për dekada të tëra, gripi i shpendëve konsiderohej një rrezik pandemik, por, siç sugjeron emri, ai preku më së shumti zogjtë. "Ky lajm konfirmon aftësinë e gripit për të na befasuar," tha për Politico Paul Digard, profesor i virologjisë dhe specialist i gripit në Universitetin e Edinburgut. “Historikisht, ne i kemi konsideruar lopët si në rrezik shumë të ulët për gripin A (një nëngrup i gripit që shkakton sëmundje te njerëzit dhe përfshin virusin që tani po përhapet te lopët). Vlerësimi i kërcënimit është ngritur me një nivel”, shtoi Digard.
Sa i përhapur është lloji i ri?
Ndoshta është më i përhapur se sa është raportuar më parë. "Unë besoj se përhapja e sëmundjes do të jetë shumë më e madhe se numri i fermave që janë raportuar," tha James Wood, kreu i departamentit të mjekësisë veterinare në Kembrixh. Zbulimi i ARN-së virale në qumësht tregon se sëmundja është më e përhapur sesa mendohej më parë, shpjegoi Wood. Që nga e enjtja në SHBA, rreth një në pesë mostra të qumështit me pakicë rezultuan pozitive për fragmente virusi.
A është qumështi i sigurt për konsum?
Cili është rreziku për njerëzit?
Deri më tani, rreziku për njerëzit është i kufizuar, por ka shumë që ne nuk dimë për llojin pasi është shumë i ri. Të paktën një rast njerëzor i llojit të ri është raportuar, por nuk ka dëshmi të transmetimit nga njeriu te njeriu, një tregues kyç i një kërcënimi pandemik. Rreziku është se virusi ndryshon më tej dhe përfundimisht zhvillon aftësinë për të infektuar njerëzit më lehtë. Sa më i përhapur të jetë virusi mes kafshëve, aq më shumë mundësi ka për ta bërë këtë.
Për momentin vendet e BE-së po ndjekin me vëmendje zhvillimet. “Infeksionet në lopët qumështore në SHBA janë me llojin H5N1 që nuk është zbuluar në Evropë. Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën dhe zhvillimin e saj të mundshëm”, tha për Politico një zëdhënës i Agjencisë Evropiane të Sigurisë Ushqimore (EFSA). Zëdhënësi i Komisionit Evropian shtoi se monitoron me kujdes çdo evolucion gjenetik të virusit, por se kërcënimi për shëndetin e njeriut është ende i ulët për publikun e gjerë. EFSA këshillon rritjen e mbikëqyrjes së gjitarëve, veçanërisht atyre pranë objekteve të shpendëve të infektuar me gripin e shpendëve.
A kemi një vaksinë kundër gripit të shpendëve?

