Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër, Bardhi kërkon drejtësi: Zbardhni çështjen urgjent!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër.

Në një postim në rrjetin social “X” ai i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët.

Reagimi i plotë:

Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve.