Berisha: Të gjithë të martën në ora 16:30 te bashkia e Tiranës që ta pastrojmë nga hajnat dhe fundërrinat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të martën në orën 16:30 të gjithë të mblidhen tek bashkia e Tiranës.
‘Të gjithë të martën në ora 16:30 te bashkia, shtëpia e parë e Tiranës, shtëpia e qytetarëve, ta pastrojmë nga hajnat dhe fundërrinat.’, tha kryedemokrati Sali Berisha.
Berisha: Një javë më përpara, RAI3 i bëri biografinë Noriegës së Ballkanit dhe Europës. Mbrëmë, radiotelevizioni më i madh i mbretërisë së Belgjikës ia nxori emrin të lidhur me larjen e parave dhe trafikantë droge. Në gjykatat amerikane është dënuar McGonigal se e korruptoi me 220 mijë dollarë. Çfarë presim ne? Sulm, betejë, betejë dhe sulm!
Të gjithë të martën në ora 16:30 te bashkia, shtëpia e parë e Tiranës, shtëpia e qytetarëve, ta pastrojmë nga hajnat dhe fundërrinat. Ndaj dhe e shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë një thirrje çdo politikani që e ndjen veten opozitar. Çdo aktivisti, çdo anëtari të shoqërisë civile, çdo intelektuali, bashkohuni në këtë betejë për jetë ose vdekje të demokracisë. Në këtë betejë që do e fitojmë. Në këtë betejë që ecim të sigurt drejt fitores.
Edhe njëherë, të mos harrojmë aktin e Bodinakut. Të mos harrojmë aktin e atyre qindra e mijëra burrave që dolën para skuadrave të pushkatimit, që morën rrugët e burgjeve dhe kampeve për t’i thënë të vërtetës, të vërtetë. Për të mbrojtur kauzën e tyre, për të mbrojtur idealet e tyre. Fitorja na pret, fitorja është në duart tona. Të marrin fatin në duart tona. Fitorja na pret, përpara të gjithë.
