Profesionet e lira, Nunaj: Hyrja në fuqi e ligjit për Tatimin e tyre duhej të shtyhej të paktën me 1 vit

Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%.

Për të kuptuar më shumë mbi atë se çfarë po ndodh realisht me këtë taksë dhe pasojat që ajpo po shkakton tek subjektet e prekura e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte ekspertja e Ekonomie Teuta Nunaj.

“Tatimi në fjalë është mbi totalin e të ardhurave, që janë hyrje në biznes. Bilanci në biznes tashmë është i detyruar dhe kushdo që nuk e bën është një binzes i paligjshëm.

Lidhur me pyetjen tuaj se biznesi i vogël nuk e paguan këtë tatim mbi fitimin ndryshe nga profesionet e lira, kemi një lloj pabarazie. Sepse si biznesi i vogël dhe profesionet e lira kanë qenë njësoj. Dhe kjo do të bëhet sërish në vitin 2029-2030. Por nuk do të ketë më biznese që nuk paguan tatim mbi fitimin.

Të gjithë individët janë përfitues të shërbimeve publike, dhe si të tillë ata duhet të paguajnë tatimin mbi fitimin. Por ne mendimin tim ky ligj nuk duhej te kishte hyre ne fuqi kete vit, por i duhej dhene kohe personave qe preken nga ky ligj”, theksoi ndër të tjera ekspertja Teuta Nunaj.