Rrëzohet helikopteri, 8 të vdekur në Ekuador

Pesë ushtarë dhe tre civilë mbetën të vrarë pas një përplasje të helikopterit të ushtrisë ekuadoriane, thanë forcat e armatosura.

Helikopteri, i cili po transportonte ndihma humanitare për njerëzit e prekur nga përmbytjet, u rrëzua në orën 9:36 të mëngjesit (1436 GMT) në distriktin Tiwino të provincës Pastaza, tha ushtria ekuadoriane në një deklaratë.

“Ushtria ekuadoriane ka urdhëruar krijimin e menjëhershëm të një komiteti hetimor për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti fatkeq, i cili ka shkaktuar pikëllim për forcat e armatosura dhe ekuadorianët”, thuhet në deklaratë.