Ekspertët në Kosovë: Raporti i DASH tregoi problemet e shtetit

Këmbanë alarmi dhe tregues real të problemeve të shtetit e shoqërisë në Kosovë i cilësojnë ekspertët e cështjeve juridike gjetjet e Raportit të DASH për të drejtat e njeriut për vitin 2023.

Theksojnë si shqetësues ndërhyrjen e politikës në gjyqësore, ndaj kërkojnë reagim të të gjithë aktorëve.

Raporti i Departamentit amerikane të Shtetit për Kosovën ëhstë tregues real i problemeve me të cilat përballet vendi, sipas ekspertëve të cështjeve juridike.

''Identifikon shumë probleme serioze, sidomos në shkeljen e të drejtave të njeriut, në punën e gjyqësorit, në interferimin e Qeverisë në paanshmërinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor, ndaj korrupsionit, dhunën në familje, dhunën në baza gjinore''.

''Vlerësoj që raporti pra është real dhe si i tillë do duhej të merrej me shqetësim dhe në bindjen time është një kambanë është një alarm për të gjithë atyre që iu dedikohet”.

Avokatët Ardian Bajraktari dhe Yll Zekaj theksojnë me shqetësim ndërhyrjen e politikës në gjyqësor! Raporti i DASH sipas tyre duhet të jetë alarm për institucionet në Kosovë.

Juristët i kërkojnë politikës në Kosovë të ndalë sulmet, ndërsa institucionet e drejtësisë thonë se duhet të jenë më efikase.

Problemet serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizimet serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve, dhe dhuna me bazë gjinore, janë disa nga problemet me të cilat përballet Kosova sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2023.