'Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës’, Finlanda bën thirrje për krijimin e Asociacionit në Veri

'Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”.

Kështu mendon Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Finlandës, Kimmo Kiljunen.

Ai shpreh keqardhje për pengesat nga ana e Serbisë, pasi anëtarësimi nënkupton edhe mbrojtjen e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Në intervistën për KosovaPress, ai flet për vizitën në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi dhe presionin për themelimin e Asociacionit.

“Unë jam fajtor, sepse u përkas 131 anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që votoi për Kosovën.

Pra unë jam fajtor për rezolutën.

Isha kryetari i delegacionit finlandez në Strasburg, aty ku Kosova fitoi me një shumicë dërrmuese votat e eurodeputetëve.

Argumenti im ishte shumë i qartë, nuk ka të bëjë me shteformimin. KiE është një organizatë humanitare që shqyrton shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, ka deklaruar Kiljunen.  

Sipas tij, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet në katër komunat veriore ka shënuar një rekord botëror.

Po ashtu, thekson se bojkoti i serbëve është turp dhe se situata aktuale është e tensionuar.

“Nuk e njoh shumë mirë situatën. Përshtypja ime e parë është se ka një situatë të tensionuar politike.

Javën që kaloi ju organizuat zgjedhjet në veri. Pjesëmarrja ishte nën 1 për qind.

Mund të them se është një rekord negativ. Kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Është turp.

Është turp për organizimin e zgjedhjeve në atë mënyrë. Dhe turp për ata që e bojkotuan atë. Pse e bojkotuan.

Nëse abstenon pse do bëni kritika nëse nuk merrni pjesë. Nuk e shoh në mënyrë pozitive”, u shpreh Kiljunen.

I pyetur për ecurinë e dialogut me Beogradin, Kiljunen thekson se ai është baza për integrimin ne Bashkimin Europian.

“Ky proces me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai deklaron se Kosova është dakorduar për një gjë të tillë.

Finlanda flet gjithmonë për dialog, shpirtin e Helsinkit, kompromisin.

Ju lutem punoni për dialogun të dyja palët. Nga kjo varet edhe procesi i zgjerimit me BE”, shtoi Kiljunen.

Për sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, diplomati finlandez deklaron se Kosova është dakorduar për një gjë të tillë.