E ardhmja e Osimhen larg Napolit, PSG në “pole position” për blerjen e sulmuesit

Victor Osimhen është duke menduar për të ardhmen, të cilën sulmuesi e dëshiron larg Napolit.

Sipas raportimeve të medieve italiane sulmuesi nigerian nuk dëshiron të qëndrojë më te skuadra e Napolit, ndonëse vetëm para pak kohësh rinovoi kontratën, në të cilën u vendos klauzolë lirimi prej 130 milionë eurosh.

Për momentin klubi që po mendon më shumë se çdo tjetër për afrimin e Osimhen-it është Paris Saint-Germain, kampioni në fuqi i Francës, që planifikon të zëvendësojë Kylian Mbappe, me francezin që me shumë mundësi do të largohet nga parisienët në verë.

Megjithatë, interes të lartë për nigerianin ka shfaqur edhe Al-Hilal, me klubin saudit që u përpoq që verën e kaluar për të siguruar shërbimet e sulmuesit, por si përgjigje mori një refuzim të ashpër nga Presidenti i Napolit, De Laurentiis.